DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASH vlerëson lartë angazhimin e emisarit Lajçak, në dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht çka deklaron, Albin Kurti

Departamenti Amerikan i Shtetit i vlerësoi  si përpjekje të palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në bisedimet,  Kosovë-Serbi. Ky vlerësim ishte një përgjigje ndaj një kërkese të “Zërit të Amerikës”,  për një reagimi rreth pohimeve të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili akuzoi, emisarin Lajçak,  për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës, në takimin e javës së kaluar mes palëve. Kryeministri Kurti tha se u kishte dërguar letra mbi këtë çështje vendeve kryesore perëndimore ndërsa akuzoi zotin Lajçak, për sikur tha ai “deformim të procesit”. Në përgjigjen drejtuar Zërit të Amerikës zëdhënësi i Departamentit  nuk konfirmoi nëse letra kishte mbërritur në Uashington, por u tha se ne  mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falënderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”. Po kështu zëdhënësi i DASH-it shprehte zhgënjimin mbi mungesën e përparimit në takimin e 14 shtatorit, duke shtuar se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, e vizitoi Komisionin e Pavarur të Mediave

Kryesuesi i misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadori, Michael Davenport, dënoi sulmin e armatosur kundër Policisë së Kosovës

Kryesuesi i misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadori, Michael Davenport ka dënuar ashpër sulmin …