Lajçak dhe diplomatët amerikanë, Derek Chollet e Gabriel Escobar, kanë shprehur pajtueshmëri të plotë për dialogun, Kosovë-Serbi

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Collet  dhe emisarin special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas takimit ai tha se është gjithnjë i dobishëm rikonfirmimi se Amerika  dhe BE-ja e kanë të njëjtë vlerësimin e  situatës në Ballkanin Perëndimor. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara, shkroi Lajçaku. Këto deklarata të Lajçakut u publikuan vetëm një ditë pas konferencës së kryeministrit të vendit Albin Kurtit, i cili akuzoi atë për njëanshmëri ndaj Serbisë në kuadër të dialogut. Për këtë Kurti bëri të ditur dje se u ka nisur letër zyrtare, Uashingtonit, Berlinit, Parisit e Romës.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …