Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Viola von Cramon: Serbia nuk e ka kapërcyer retorikën agresive ndaj Kosovës, por as BE-ja nuk ka bërë ndonjë gabim të madh

Evro-deputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, beson se Serbia duhet ta kapërcejë retorikën tejet agresive dhe qasjen tmerrësisht nacionaliste në raport me Kosovën nëse dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nuk mund të pranojmë një vend që ende jeton në të kaluarën dhe ende jeton me këto narrativa të vjetra”, thotë Von Cramon në një intervistë për portalin e lajmeve Euractiv. E pyetur për kritikat se BE-ja nuk po e trajton Kosovën në mënyrë të drejtë, veçanërisht për sanksionet e fundit të BE-së kundër Kosovës, Von Cramon e sheh situatën më të nuancuar. Ajo që dëgjoj është gjithmonë një ndjenjë e përgjithshme se ne nuk e trajtojmë Serbinë njëlloj me Kosovën. Dhe mendoj se kur bëhet fjalë për çështjet e brendshme, po, jam dakord. Mendoj se duhet të jemi shumë më të ashpër ndaj mos-bërjes së reformave, reformave të brendshme; Serbia nuk ka bërë asgjë. Duhet të jemi shumë më të sinqertë. Por, kur bëhet fjalë për dialogun, në veçanti, dhe për secilin hap të vetëm. Unë nuk shoh se BE-ja ka bërë ndonjë gabim të madh, tha zonja  Crmaon

Kontrolloni gjithashtu

Mimoza Ahmetaj

Mimoza Ahmetaj: Zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje për Kosovën

Ish-ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme si zgjidhje për …