Latifi: Ndaj dëshmorëve kemi detyrim të përhershëm

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi në facebook i ka kujtuar 3 dëshmorë e UÇMB-së në përvjetorin e rënies, ai ndër të tjera ka thënë: Sot, është 23-vjetori i përjetësimit të tre dëshmorëve të UÇPMB- së: Shkelzen Krasniqi, Betim Berisha dhe Eqrem Hoxha, në fshatin Dobrosin të Kosovës Lindore. Shkelzeni, Betimi dhe Eqeremi, me flijimin e tyre, dëshmuan, se lufta për çlirimin e të gjitha viseve shqiptare vazhdon deri në jetësimin e idealit dhe betimit të çdo ushtari të lirisë. Jeta na ka mësuar, se kemi fituar vetëm nga përballimet e vështira e nga dhimbjet e mëdha e flijimet e shumta të njerëzve tanë. Asnjëherë nuk i kanë munguar popullit tonë luftëtarë të guximshëm që shtegtojnë maleve e luginave, gurëve e shkëmbinjve, djem e vajza që çajnë shtigje të vështira e të rrezikshme dhe me grykën e pushkës, luftojnë deri sa të shporret pushtuesi nga trualli ynë. Nderime dhe lavdi përjetësisht, Shkelzen, Eqrem dhe Betim!

Mund të jetë një imazh i teksti

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …