Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i konsideron akuza të pabaza deklarimit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili e ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të bllokut. Albin Kurti më 18 shtator deklaroi në Prishtinë se gjatë takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – Lajçak ishte pozicionuar kundër Kosovës. Stano është pyetur nga gazetarët se si mund të vazhdojë dialogu në këtë format pasi Kurti hapur ka shprehur mosbesim ndaj lehtësuesit të procesit, të cilin nuk e ka konsideruar si neutral dhe të paanshëm. Ai tha se sa u përket deklaratave të Kurtit, ne nuk i komentojmë ato, sidomos kur përmbajnë akuza të pabaza. Mendoj se shtetet anëtare të BE-së në vazhdimësi e kanë përsëritur shumë qartë mbështetjen e tyre të plotë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, sikur edhe për përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell. Ata plotësisht mbështesin përpjekjet e tyre që Kosovës dhe Serbisë t’iu ndihmohet të arrijnë në fazën kur të normalizojnë raportet mes tyre. Kjo do të thotë se është një deklaratë e miratuar nga ministrat e Jashtëm të 27 shteteve anëtare. Dhe kjo deklaratë saktësisht nënvizon pritjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë dhe si të ecet përpara në dialog”, tha Stano, duke theksuar se në deklaratë në mënyrë “eksplicite kërkohet nga Kosova dhe Serbia të ecin para me zbatimin e obligimeve të tyre pa vonesa të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …