Annalena BaarbokMinistrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baarbok, është cituar të ketë deklaruar se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të sigurojë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës. Rreth kësaj kërkese nuk pati reagim as ndonjë deklaratë publike nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë. Paralajmërimi i Vuçiqit ndodhi pasi Policia e Kosovës shtoi praninë e saj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
