Anthony Godfrey: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e shohin Serbinë si kërcënim për rajonin e Ballkanit

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Serbinë si kërcënim dhe vuri në dukje se vendet fqinje duhet ta shohin atë si ‘lokomotivë të rajonit’. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit që t’i përmbahet dialogut të Brukselit. “I bëjmë thirrje Kurtit që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit. Përfaqësuesi special, Miroslav Lajçak, ka bërë presion për përfshirjen e Asociacionit dhe pres që të diskutohet. Unë ndaj pakënaqësinë tuaj. Kjo është pengesa më e madhe për krijimin e një stabiliteti më të madh në rajon. Unë pres që Serbia dhe Kosova të bëjnë përparim, sepse duhet. Nëse duan të ofrojnë një jetë më të mirë, e gjithë kjo duhet bërë. Beogradi dhe Prishtina duhet të krijojnë vetë një zgjidhje, nuk mund të vijë nga Rusia, SHBA-ja ose BE-ja. Ka hapa që tregojnë se “Për shembull, konflikti i targave u zgjidh përmes Brukselit”, ka deklaruar Godfrey.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …