Kryeministri Kurti

Albin Kurti: Procesi i dialogut me Serbinë në Bruksel ka qenë i dobishëm, meqë kemi arritur një marrëveshje të mirë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se procesi i dialogut me Serbinë në Bruksel nuk ka qenë i padobishëm dhe se Kosova atje ka arritur një marrëveshje të mirë. Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se marrëveshja për reciprocitetin me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve shënon një arritje për Kosovën, edhe pse pati vetëm dy takime të nivelit të lartë mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ndërsa për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, Kurti tha se duhet të ndyshojë Serbia qëndrim. Kryeministri tha se është i gatshëm për dialog dhe se pret ftesa për takime në vitin e ardhshëm. Besoj që vitin e ardhshëm do të ketë edhe ftesa përkatëse për dialog, i cili i kontribuon paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë, sigurisë rajonale, dhe ku përfitues janë qytetarët, e jo politikanët”, tha Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Çitaku kritikon Kurtin: Në mes të krizës, ai shfaqet në bar plazhi në Greqi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, …