Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 84 vota për kanë miratuar marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime

Deputetët nuk kanë arritur të miratojnë vendimin e Qeverisë për masat e emergjencës gjatë furnizimit me energji elektrike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të miratojnë vendimin e ekzekutivit për masat e emergjencës gjatë furnizimit me energji elektrike i marrë në mbledhjen e Qeverisë të premten më 24 dhjetor. Pas votimit, kryetari i Kuvendit të Kosovës,  ka thënë se nuk ka kuorum për t’u votuar ky vendim. Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, kishte kërkuar nga deputetët që ta aprovojnë vendimin e Qeverisë të marrë të premten, më 24 dhjetor. Sipas saj, rritja e konsumit të energjisë elektrike ka bërë që Kosova të ketë vështirësi furnizimi me energji elektrike, sidomos në muajin dhjetor. Këto masa të vendosen për 60 ditë, mirëpo ky afat mund të vazhdohet nga deputetët e Kuvendit, ka thënë zonja Rizvanolli.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …