Antonio Guterres

Antonio Guterres, falënderoi Turqinë për rolin e saj kyç në nënshkrimin e marrëveshjes së fundit të eksportit të drithit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, falënderoi Turqinë për rolin e saj kyç në nënshkrimin e marrëveshjes së fundit të eksportit të drithit, e njohur zyrtarisht si Iniciativa e Drithit e Detit të Zi, raporton Anadolu Agency. Deklarata e tij erdhi gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministrin turk të Mbrojtjes Hulusi Akar,  në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit që mbikëqyr eksportet e drithit ukrainas, në Stamboll. Duke vënë në dukje se çdo anëtar i delegacioneve të përfaqësuar në këtë qendër, ukrainas, rusë, turq dhe të OKB-së, kanë punuar me përkushtim dhe profesionalizëm, ai tha: “Ata mishërojnë atë që mund të arrijmë me vullnet politik, ekspertizë të lartë operacionale dhe përpjekje kolektive. Pjesa tjetër e kësaj pakete është aksesi i papenguar në tregjet globale të ushqimit dhe plehrave ruse, të cilat nuk janë subjekt i sanksioneve”, tha Guterres, duke shtuar se është e rëndësishme, që të gjitha qeveritë dhe sektori privat të bashkëpunojnë për t’i sjellë ato në tregje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …