Histeria inatçore e përçarëse ndërvëllazërore, nuk është politikë

Halil Selimi: Ditë e diel, datë 21. 8. 2022, ora 18:03, Prishtinë

Rryma u ndalë! U pre si me thikë! Buzëmbrëmje gri! Brenda akoma mund të shtyhet pa dritë, ndërsa jashtë po bie shi!

Për 13 minuta, pa u pjekë, buka më mbeti në furrë! Gjysmëbukë e gjysmëbrumë! Si të pangrënshme duhet me e hedhë, ani se mielli dyfish është shtrenjtu!

Qetësinë e zbehtë migjeniane, si flakëza e qiriut që mundohet të bëjë dritë, brenda ambientit të shtëpisë, e prish zhurma e gjeneratorët që vie nga jashtë si zhurmë e gjallëmbetjes së bizneseve të shekullit 21! 23 vjet pas çlirimit nga pushtuesi gjenocidist i Serbisë!

Melodi e trishtë e qytetit tim, e harrur që prej më shumë se dhjetë vitesh, që rivjen dëshpërueshëm e na e kujton daljen nga terri si një rikthim të zi!

Refreni i fitores së pushtetarëve të rinj, se para 20 vjetësh ishte më mirë, akoma pa i mbushur dy vjet, ka arritur një dekadë rikthim,

Dhe, buka e mbetur në furrë, më shumë se një mbetje në fyt, më kujton kohën vërtetë të trishtë, në një dimension të ri! Buka ju mbetej në furrë, shqiptarëve, vetëm gjatë luftës, kur vdekja ju trokiste në derë dhe detyroheshin të largoheshin me nxitim, sa për të shpëtuar kokën nga xhelatët falangistë të Serbisë…

Kohë të errëta po vijnë, pas këtij çlirimit të dytë, mjerisht!

Një hapë përpara, dy hapa mbrapa! Ishte lufta e Leninit kundër menshevikëve kjo dhe e sukseshme për atë kohë, domosdo! Por, fitorja do të kurorëzohej me revolucion dhe jo me votë!

Prandaj, bëhen kaq dështuese praktika të tilla, sot, kushdo që e rrenë mendja t’i provojë!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …