Paul Carney: Trupat britanike duhet të jenë në gjendje gatishmërie për luftë ndaj Rusisë

Duke folur për luftën në Ukrainë dhe mundësinë e zgjerimit të saj, Oficeri i Urdhrit në Britani, Paul Carney ka deklaruar se trupat britanike duhet të jenë në gjendje gatishmërie për luftë ndaj Rusisë. Ai ka shtuar më tutje se bota po përballet me realitete të reja, dhe se Britania është gati për të kundërshtuar çdo agresion. “Është e rëndësishme që të përgatisim të dashurit dhe familjet tona, të cilët shpesh kanë rolin më të vështirë në mungesën tonë. Kërkesa ime është që ju të keni diskutime me ta tani për një vendosje të mundshme. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet të jemi të përgatitur për realitete të reja” ka shkruar mes tjerash Oficeri i Urdhrit në Britani, Paul Carney në rubrikën e tij mujore për revistën “Soldër”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …