Arbanë Qeriqi: Intervistë me z. Enver Hoxhaj, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

RKL: Zoti ministër do të ishte me interes që për dëgjuesit tanë fillimisht të njoftohen me detyrat angazhimet dhe aktivitetin e përgjithshëm që kryen kjo ministri?

E.Hoxhaj: Qeveria e Kosovës ka vendosur që arsimin ta shndërrojë në prioritet të saj kombëtar. Deri më tash ne kemi bërë përpjekje maksimale qoftë nëpërmes hartimit të politikave të mbështetjes financiare, me të cilat është marrë vetë qeveria e Kosovës dhe të interesit direkt qe ka kryeministri i Kosovës që ta mbështes sektorin arsimor. Unë, si ministër i arsimit, më shumë merrem me hartimin e politikave dhe implementimin e tyre përderisa një pjesë e madhe e vendimeve të arsimit që shkojnë në fushën e arsimit janë marrë në mbledhjet e Qeverisë.

RKL: Në çfarë gjendje e keni gjetur ministrinë e arsimit?

Ne mbi të gjitha jemi të fokusuar sesi ta përmirësojmë gjendjen në sistemin edukativ jashtë Ministrisë së Arsimit. Gjendja, vërtet nuk ka qenë e mirë kështu që kemi filluar të jetësojmë një pjesë të politikave, të cilat deri më tash nuk kanë arritur të jetësohen, të cilat janë kyçe edhe për arsimin fillor edhe për atë të mesëm. Në ministri ekziston një staf i mirë, por problemi kryesor ka qenë dhe mbetet që një pjesë e madhe e strategjive që janë hartuar, nuk kanë filluar të jetësohen. Qasja jonë është që në një afat sa më të shkurtër kohor, jo vetëm të jetësohen, por gjatë jetësimit të tyre nxënësit, prindërit e arsimtarët, ta vërejnë në formë direkte reformën dhe t’ i shohin ndryshimet pozitive në shkollë dhe në shoqëri.

RKL: Cilat kanë qenë angazhimet dhe detyrat konkrete për gjashtë mujorin e parë në Ministrinë të cilën ju e drejtoni?

E.Hoxhaj Ne në Ministrinë e Arsimit kemi pesë prioritete kryesore. për gjashtë mujorin e parë për gjashtë mujorin e parë prioriteti i parë është definimi i arsimit si një prioritet madhor nacional për Kosovën, për gjashtë mujorin e parë.
I dyti është shndërrimi i arsimit në një prioritet ekonomik, të cilin ne e shohim vetëm përmes investimit në fushën e arsimit në mënyrë që Kosova të mund të zhvillohet ekonomikisht, dhje mund të jetë në gjendje të konkurrojë me vendet e tjera, jo vetëm në rajonin e Evropës.
Ne, si vend i pavarur, si shtet i pavarur ende nuk kemi industri të rëndë, nuk jemi shumë të përparuar në teknologji të informacionit, nuk kemi shumë resurse natyrore, por resurset e vetme që i ka aktualisht Kosova janë njerëzit e saj. Investimi në njerëzit e saj do të mundësojë që të kemi një shoqëri. një shtet i cili bazohet në dije, në zhvillim ekonomik dhe në punësim.
Prioriteti i tretë ka qenë arsimi fillor dhe i mesëm për të gjithë qytetaret e Kosovës, një gjithë përfshirje në sistemin tonë arsimor, i cili është përcjell me ndërtimin e objekteve të reja shkollore me zgjerimin hapësirës shkollore, me modernizimin e hapësirës shkollore përmes vendosjes së qendrave kompjuterike në këto shkolla, pastaj me procesin e licencimit të arsimtarëve, me rishikimin e teksteve dhe planprogrameve shkollore, me adresimin e nevojave që kanë nxënësit me nevoja të veçanta, me braktisjen e shkollës dhe probleme të tjera.
Si prioritet i katërt është arsimi i lartë, ku kemi bërë hapa jashtëzakonisht të shpejtë, kemi rritur numrin e studentëve, kemi ulur taksat e tyre, kemi filluar procesin e akreditimit të Universiteteve private dhe kemi filluar me delegimin e autonomisë se plotë financiare dhe menagjeriale të Universitetit të Prishtinës.
Prioriteti i fundit i Ministrisë tonë është arsimi për të rriturit, aftësimi dhe arsimi profesional dhe mësimi gjatë tërë jetës, meqë edukimi modern nuk i referohet atyre që janë në shkollën fillore, të mesme dhe të lartë, por edukimi modern iu referohet atyre që janë të gatshëm që edhe më tutje të marrin informata, të aktualizojnë dijen e tyre.
Kjo në vitin e ardhshëm do të jetë prioritet aktual për nga mbështetja dhe për nga hapësira në Qeverinë e Kosovës.

RKL: Gjatë kësaj kohe keni pasur vizita jashë vendit cili ka qenë angzhimi i juaj në këtë drejtim?

E.Hoxhaj: Gjatë kohës sime se sa kam qenë i involvuar në politikë, pa një post të caktuar në Qeveri dhe gjatë kohë se sa kemi qenë në opozitë si Parti Demokratike unë kam mbajtur një pjesë të kontaktit me shumë shtete.
Kështuqë vërtet jam i nderuar që shpeshherë kemi kontakte me kryeministra e ministra të punëve të jashtme të arsimit prandaj deri më tash kam vizituar disa shtete perëndimore dhe vizitat janë përcjellë zakonisht me donacione dhe mbështetje financiare nga këto shtete.
Do të vendim kontakte me një pjesë të madhe të shteteve perëndimore, duke kërkuar nga ato që të ndihmojnë Kosovën në fushën e arsimit.

RKL: Cilat janë planet afatgjata të Ministrisë që ju e drejtoni?

E.Hoxhaj : Planet afatgjata janë realisht jetësim i strategjisë së arsimit fillor, të mesëm dhe pasuniversitar, por ajo për të cilën ne jemi të interesuar është që të kemi një arsim, i cili është i matshëm i krahasueshëm dhe nxënësit e studentët nga Kosova, të cilët janë po aq të përgatitur po aq sa edhe ata në Bashkimin Evropian dhe në të ardhmen do të jenë të përgatitur të konkurrojnë me ta.
Shembull konkret është organizimi i vlerësimit të jashtëm i cili njihet si provim i maturës, vlerësim, i cili për herë të parë në Kosovë bëhet me standarde evropiane, ku pragu i kalueshmërisë ka qenë jashtëzakonisht i lartë dhe ne si ministri e arsimit jemi të kënaqur me rezultate të arritura, pavarësisht se kemi pritur një pjesë më e madhe do ta kalojnë këtë prag.
Mirëpo, qëllimi kryesor është që të vendoset standard në këtë vend sa përket arsimit, që të ketë kritere dhe të mos ketë dallime ta zëmë mes Prishtinës dhe Kastriotit, ku nxënësit hyjnë në testin e maturës. Duhet të vlejë një standard për tërë territorin e Kosovës, kjo vlen edhe për arsimin e lartë. Jemi të interesuar që Universitetet tona publike e private të jenë të matshme të krahasueshme dhe të konkurrojnë me të tjerat në rajon dhe mbi të gjitha ne kemi një qëllim kryesor që të kemi një fuqi punëtore, e cila është e arsimuar, e cila mund të jetë atraktive për investime të huaj anë Kosovë, sepse investitorët e huaj janë të interesuar që të investojnë nëse fuqia punëtore është e lirë dhe mbi të gjitha është e arsimuar dhe ka shkathtësi që ta kryej një punë me një çmim shumë më të lirë se sa do të paguante diku tjetër .
Këto janë ato orientimet tona afatgjata të cilat kuptohet përmes programit të qeverisë përmes strategjive tona në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë mund të zbërthehen deri në detale.

RKL: A keni paraparë ndonjë lehtësim në bashkëpunim me shkollat por edhe me Universitetin e Prishtinës për lirim nga pagesa për fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së?

E.Hoxhaj: Ne si qeveri e Kosovës, konsiderojmë se Shteti i pavarur i Kosovës , njohja e saj ndërkombëtare e ka një fondament dhe ai fondament është lufta çlirimtare e UÇK-së dhe e pjesëtarëve të saj, e qytetarëve të Kosovës prandaj invalidët dhe veteranët luftës do ta kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Këshilltarët e mi dhe sekretari permanent i Ministrisë kanë pasur takime me përfaqësues të shoqatave të veteranëve të luftës, kemi takim në baza ditore dhe ne do të bëjmë përpjekje maksimale në këtë drejtim, në përputhje me ligjin dhe kompetencat tona, sepse shpeshherë në arsimin fillor kanë pushtet komunat dhe në arsimin e lartë është përgjegjësia e universitetit por ne do të bëjmë përpjekje maksimale që kjo pjesë e cila ka qenë motor i shoqërisë dhe më tutje të jetë të jetë motor i shoqërisë dhe do të ketë hapësirë dhe mundësi për secilin, që është pjesë e lavdishme luftës sonë Pa kontributin e prindërve të tyre sot nuk do të kishte pasur as Qeveri të Kosovës as ministri të arsimit.

RKL: A keni ndonjë statistikë për shkallën e analfabetizmit në Kosovë dhe cili është aktiviteti i Ministrisë së Arsimit në këtë drejtim?

E.Hoxhaj> Ne jemi të shqetësuar me gjendjen e asaj se çfarë thirret shkrim lexim dhe kuptim i tekstit. Nuk kemi statistika të sakta dhe mungesa e statistikave nuk e përcjellë vetëm Ministrinë e Arsimit, por tërë Qeverinë e Kosovës, nuk kemi statistika as për numrin e popullatës dhe nuk e dimë saktësisht, se sa njerëz jetojnë në Kosovë.
Janë disa studime, në të cilat thuhet se në mesin e katër femrave ose katër grave në Kosovë, që tregojnë se njëra nga to nuk është në gjendje të shkruaj emrin e vet nuk është në gjendje të votojë , kështu që ne jemi të shqetësuar me këtë trend, edhe pse kjo nuk është matje e saktë e gjendjes në terren. Mirëpo do të bëjmë përpjekje maksimale që ta zhdukim fenomenin e analfabetizmit në Kosovë dhe të krijojmë hapësirë për kthim të nxënësve të cilët e kanë braktisur shkollën që të kthehen sa më shpejtë në objektet shkollore.

RKL: A keni vërejtje lidhur me qasjen e medieve rreth angazhimeve dhe punëve në Ministrinë të cilën Ju e drejtoni?

E. Hoxhaj: Unë jam i zgjedhur edhe deputet nga qytetarët e Kosovës, në bazë të besimit që elektorati ia ka dhënë PDK-së në këto zgjedhje, kryeministrit Thaçi dhe programit të tij qeverisës dhe në bazë të votimeve direkte që kemi marrë secili prej nesh.
Personalisht maksimalisht jam i përkushtuar ta ndryshoj gjendjen në arsim në formën më të shpejtë të mundshme dhe këto ndryshime t’i vërejë çdo nxënës çdo prind, çdo arsimtar dhe çdo familje. Arsimin e shoh si një sektor, i cili jo vetëm që mund të ketë rol kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës, por mund të krijojë një besim të fuqishëm në shtetin e Kosovës në atë që Kosova funksionon si shtet, arsimi e krijon një relacion të fuqishëm mes qytetarëve dhe këtij shteti të ri dhe ne kemi nevojë për këtë ndërlidhje organike mes qytetarëve dhe shtetit. Prandaj edhe jam i përkushtuar maksimalisht që ta kryej punën time.
Kuptohet që shpeshherë se ajo çfarë shkruhet në shtyp, nuk është në përputhje me punët ditore, të cilat i bëjmë, por marrë në tërësi ne jemi të kënaqur me prezantimin e punës sonë, edhe pse në fund të fundit, jemi të obliguar t’iu japim llogari edhe qytetarëve edhe medieve në Kosovë.

RKL: Në emër të stafit dhe të drejtorisë të Radios Kosova e lirë, ju falënderojmë për këtë intervistë me shumë interes për dëgjuesit tanë.

E.Hoxhaj: Ju falemiderit shumë për ftesën, radion tuaj e dëgjoj me shumë respekt

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …