Arbër Tolaj: Ramush Haradinaj identifikohet si lider tipik, i rritur dhe i formësuar me hallet e popullit

Arbër Tolaj: Ramush Haradinaj identifikohet si lider tipik, i rritur dhe i formësuar me hallet e popullit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj ka thënë se Haradinaj identifikohet si lider tipik, i rritur dhe i formësuar me hallet e popullit. Ai përmes një postimi ka thënë se Haradinaj sot është faqebardhë rri këmbëkryq mbi dheun e Babës së tij Hilmiut, dheun e Luanit, Shkëlzenit, që lanë me gjak, bjeshkë e vërri, cep me cep ku flitet shqip. “Përpara tij u përul diplomacia ogurzezë, sepse asnjë lider i sotëm kombëtar e ndërkombëtar, nuk ka bërë për vendin e tij, sa ai. Haradinaj ishte dhe mbetet i vetmi kryeministër që nuk u josh pas ndonjë “karrote politike”, as nuk ngarendi pas biografive të mëdha. Amerika dhe aleatët saj dhe tanët, tashmë e kanë të qartë se Haradinaj është prijësi më properëndimor”, tregoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …