Përplasen dhe replikojnë mes vete deputetët, Arben Gashi i LDK-së dhe Dimal Basha i Vetëvendosjes

Arben Gashi: Albin Kurti tani po quhet vrasës i shokëve të vet dhe i gjymtimit të policëve shqiptarë të Kosovës

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, e qortoi shumë ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për takimin e tij të 26 tetorit. “Ideja e tij për normalizimin e Kosovës është krijimi i një Asociacioni”,  tha Arben Gashi duke përmendur faktet të cilave i referohet Kurti për ta mbrojtur pranimin e tij siç është letra e Mogherinit. I pranon këto fakte, ndërkohë që personat që i kanë krijuar këto fakte i denigron duke i quajtur tradhtarë. Është fakt i vitit 2013 dhe 2015 është letra e Mogherinit, është Gjykata Kushtetuese, është ruajtja e partneritet me ndërkombëtarë. Këto tri shtylla ia kemi kërkuar në vazhdimësi. Që të tria i ka mohuar. Sot del thotë ishin të mira dhe janë të mira për të ndërtuar ‘Zajednicën’, kundër të cilëve vrau njerëz. Sot në momentin kur theksoi në Kuvend se e ka pranuar të nënshkruajë tri dokumente me Serbinë për çështje të organizimit të brendshëm të Kosovë, veç le t’i nënshkruajë Serbia. Albin Kurti  quhet vrasës i shokëve të vet, i atyre të rinjve dhe të rejave, i gjymtimit të policëve. Ky është vrasësi i tyre”, ka thënë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta. Ata kanë thënë …