Brickos

Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, mllefin për pranimin e Zajednicës nga ana e tij, e derdh mbi deputetët e opozitës

Albin Kurti është shfaqur i nervozuar në Kuvend, me fjalimet e disa deputetëve,  të cilët kanë thënë se Vetëvendosja  gjysmën e këshilltarëve juridikë i ka analfabetë funksionalë dhe se gjysma e grupit parlamentar të kësaj partie, nuk e  kanë kuptuar dokumentin për Asociacionin.  Kurti ka kërkuar që të mos i ndërhyhet derisa flet në Kuvend dhe i ka bërë thirrje opozitës që të mos flasin në emër të ish-aktivistëve, Arben Xheladini, Mon Balaj e Astrit Dehari, të cilët i trajton si dëshmorë të Vetëvendosjes. Në emër të aktivistëve të Vetëvendosjes, pushoni! Nuk mund të flisni kështu nëse vazhdoni të insistoni të flisni në emër të aktivistëve të Vetëvendosjes nuk ka debat. Thirrni një seancë tjetër të jashtëzakonshme dhe diskutojmë edhe për personalitetin tim edhe për Vetëvendosjen, ka thënë Kurti duke derdhur mllefin mbi deputetë e opozitës, për shkak të pranimit të Zajednicës e cila tani e tutje për Kurtin do të jetë një Zajebnicë.

 

Dhe Feridi faqe ndërron

Dje shante sot lavdëron,

Fryn bylqitë e trumpeton

Që kartani zabardhëllon. (Fan Noli)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …