Arben Gashi

Arben Gashi: O konstituohet Kuvendi, o shkojmë në zgjedhje të reja

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit. Ai thotë se mesazhi i Kushtetueses është i qartë: pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar. Sipas Gashit, pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit, Kuvendi ka vetëm 12 ditë afat për ta përmbyllur këtë proces. Në të kundërtën, në bazë të Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve. “Rruga është e thjeshtë: ose konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje”, përfundon Gashi në reagimin e tij në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …