Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu në një konferencë për medie ka thënë se deri më tani procesi zgjedhor ka qenë i drejtë, por janë vërejtur përpjekjet e Serbisë për të ndërhyrë në këto zgjedhje. “Kemi vërejtur edhe përpjekje të Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë. I falënderojmë të gjitha strukturat për organizim të zgjedhjeve, dhe ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejt vote, që të kryejnë obligimin e tyre qytetar. Besojmë që numri sa më i madh i vëzhguesve jep kredibilitetin dhe mbanë këtë proces të drejtë. Ky proces deri tani ka qenë i drejt”, ka theksuar Vllahiu.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
