KQZ: Deri në orën 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë. 27. 83% për qind

KQZ: Deri në orën 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë. 27. 83% për qind

Kryetarja e Komisionit  Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për mediet ka njoftuar se deri në orën 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë 27,83% për qind, saktësisht deri në këtë kohë kanë votuar  451.990 votues. Sipas Dakës, procesi deri më tani ka shkuar në rregull dhe pa ndonjë incident që do të dëmtonte atë. Numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet  e sotme parlamentare duket se do t i zhgënjejë të gjithë ata që kanë konkurruar të zgjidhen deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës. Orët e mbetura nuk premtojnë shumë por megjithatë pritet që votuesit të shumohen në orët e mbrëmjes.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …