Arbëreshë Krasniqi: Personat me sindrom down janë pjesë e pandashme e shoqërisë

Sot në Malishevë, mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, me rastin e shënimit të ditës botërore të sindromit Down (World Down Syndrom Day)  është mbajtur një aktivitet, me nxënësit me këtë sindrom, nga të gjitha shkollat e komunës sonë.

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, shprehu përkushtimin e saj ndaj tyre, gjithëpërfshirjes dhe barazisë në arsim, duke theksuar se “Ne të gjithë jemi të barabartë dhe trajtimi duhet të jetë i tillë. Mësimi në gjithëpërfshirje është funksional në shkollat tona, dhe edukimi i hershëm po vazhdon të rritet, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit tanë. Nxënësit me sindromë Down kanë përparësi në shkollimin e hershëm dhe mësimdhënësit janë adekuat.”

“Ky organizim duhet të shërbej si një mundësi e mirë për të gjithë ne, pa dallim, për sensibilizim dhe ndërgjegjësim për këtë komunitet, i cili, siç e thash më lartë, është pjesë e jona, pjesë e shoqërisë sonë dhe të gjithë duhet të bëjmë edhe më shumë, jo vetëm në aspektin institucional. Duhet të krijohet një mjedis i shëndoshë për të përkrahur këta nxënës, jo vetëm në përfshirjen në arsimin publik, por në jetë në përgjithësi dhe të barabartë”, tha drejtoresha Krasniqi, e cila e falënderoi edhe kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati për mirëkuptimin dhe mbështetjen e këtij aktiviteti.

Pjesëmarrja e prindërve, zyrtarëve policorë dhe zyrtarëve të qendrës rehabilituese “Handikos” në Malishevë theksoi përkushtimin e të gjithë shoqërisë në integrimin dhe mbështetjen e plotë të personave me sindrom down.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …