Vazhdojnë përkrahjet për ruajtjen e pajisjeve dhe Shtëpisë-Muze të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë V

Përkrahjet e shumta,  të adresuara për ruajtjen e pajisjeve dhe Shtëpisë-Muze të Radios-Kosova e Lirë, po marrin përmasa, në radhë të parë të veteranëve të luftës, por edhe të të gjithë liridashësve dhe liri-bërësve të Kosovës. Po dënohet përpjekja e pesë ish-anëtarëve e bashkëpunëtorëve, pa njoftim të Drejtorisë dhe pa pëlqimin e saj,   të cilët kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar Muzeut të Kosovës për ta tërhequr teknikën, arkivin, dokumentet e të gjitha të tjerat, edhe pse ato ruhen në Shtëpinë-Muze të fshatit Berishë me roje dhe me pagë mujore. Shtëpia-Muze është ngritur pikërisht për këtë qëllim dhe kurrë dhe asnjëherë nuk është vënë në dyshim,  as është kontestuar deri më sot. Së shpejti do të bëhet e ditur prapavija e tërë kësaj kurdisjeje të papërgjegjshme dhe të  neveritshme, që ka shqetësuar publikun liridashës….

Ejup Kopalla: Rrofsh sa malet e Respekt të përjetëshëm bashkëvuajtës në burgje  e bashkëluftar në luftë, Ahmet Qeriqi

Nexhmedin Bashota: Nuk do të mjaftonin fjalët dhe lavderimët sot për njeriun e madh te kombit, qe e kemi në mesin tonë dhe qe punon pa u lodhur e plot modesti me gjithë veshtirësitë shëndetsore dhe këto momente të pa këndshme qe po i krijojnë disa nga këta njerz qe edhe ne kishim rrespekt me siguri do i rëndojnë shendetin profesorit. Ju bëjmë thirrje atyre njerzve qe ende kemi respekt te hjekin dorë nga këto veprime te pa matura dhe të jenë t’vemendshëm se këto gjëra do ju hudhin në rangun e njerzve plang prishës ose me ndryshe bukë shkelës pasi te gjithë keni qenë nxënës te profesorit … Te mjerë jan ata njerz qe tentojnë ta hidhrojnë bacën Ahmet me këto veprime qe po ndegjojmë kohëve te fundit, do i pyesja këta njerz qe ne shumë i kemi rrespektuar se çfar ju hynë në punë çvendosja e muzeut historik te RADIO KOSOVËS SE LIRË nga ai vend ku është lindur dhe ka shkelqyer ne momentet më të rënda te luftës , për çfar arsye tentoni te bëni këtë shemti ju o njerz qe ju kemi dashtun e ju kemi konsideru , përse perse ?!! Kur tani rruga e re qe po ndertohët nga Komorani për Berishë do te bëjë te mundur qe te vizitohët shumë me shpesh muzeu.

Hajrush Kurtaj: Respekt, shendet për Profesorin Ahmet, për angazhimin e jashtëzakonshëm ne themelimin e të vetmit medium të luftës çlirimtare apo zërit të lirisë siç e kanë përjetuar të gjithë çlirimtarët. Athetari njëherit drejtuesi i Radios Kosova e Lirë Profesori Ahmet Qeriqi me stafin janë dhe do të mbesin pjesë e pandashëm dhe më të meritueshmit për funksionimit në kohë lufte por edhe për vazhdimin e funksionimit edhe 25 vite mas luftës me të njëjtat vlera kombëtare! Respekt,  drejtuesit Ahmet dhe suksese stafit shumë profesional për punën që po bëjnë! Suksese!

Shazi Alili: Respekt punes dhe veprës tuaj madhore patriotike. Ajo nuk vdes kurrë e juve Profesor i nderuar jetë te gjatë. Ju lumtë qe arritet te krijoni nje staf te mrekullushem dhe nje bijë si Arbana.Rrofsh sa malet.

Sabit Abazi: Shumë Respekt,e Shendet te mire Prof Ahmet Qeriqi Suksese!

Halil Krasniqi: Radio Kosova e Lirë! Radio e Luftës Çlirimtare, këto janë vetëm disa nga mjetet luftarake që u sulmua kjo radio nga forcat serbe, por nuk u shua zëri çlirimtarit!! Do ta kaloni edhe këtë sfid ne “paqe”. Uroj  të rrojë sa vetë malet e Kosovës.

Naim Ymeri: Zhvendosja e Muzeut të RKL nga Fshati Berishë në Prishtinë, është sikur të nxjerrësh sytë e shëndoshë për ti dhuruar një të verbëti, apo sikur do tentonim të bartnim lapidarët e Dëshmorëve nga vendi i rënjes diku nëpër fshatra apo qytete, pra kjo kurrsesi nuk duhet të ndodhë.Historia të bartet nga një vend në tjetrin!

Nderim e respekte për stafin e RKL-së,e TV DIELLI, që mbeten dritare të vetme e frymës kombëtare!

Bajram Rizani: Shumè respekt per Ju dhe stafin

Driton Fazliu: Respekt per Bacin Ahmet dhe për stafin

Muhamet Ahmeti Alshiqi: Shëndet e jetë të gjatë për Bacin Ahmet respekt të pa fund për stafin e radios ‘Kosova e Lirë”,i kisha lutë disa njerz mos na e prekni këtë Radio, sepse ne e dimë shumë mirë mbijetesën e tyre sidomos pas luftes së lavdishme të UÇKsë.

Shaban Krasniqi: Shumë respekt, vlerësim e dashamirësi për Ju, profesor e atdhetar shembullor ndër dekada, Ahmet Qeriqi!

Jeni vlerë kombëtare që nuk shuheni asnjehere!

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …