Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci: Fillon Operacioni i Deminimit Humanitar në Kosovë për vitin 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se bazuar në planifikimin për vitin 2024, Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara nëpër  fushëbeteja. Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do jenë të angazhuara në pastrimin e tri lokacioneve në territorin e Republikës së Kosovës: fshatin Muradem, majën e Cvilenit në zonën e Prizrenit dhe Parkun e Lirisë në Ferizaj, gjithashtu do të ofrojnë kujdestari  për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët, ka saktësuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …