Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së, pason Ramush Haradinajn në krye të partisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zgjedhur Ardian Gjinin kryetar të ri të partisë në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sot, duke shënuar një tranzicion të rëndësishëm në lidershipin e saj pas më shumë se dy dekadash. Gjini, i cili deri tani ka qenë një nga figurat kryesore të AAK-së, mori mbështetjen e delegatëve për të udhëhequr partinë, ndërsa njëkohësisht u nominua edhe si kandidat për kryeministër. Në fjalimin e tij para delegatëve, Gjini shprehu mirënjohje për ish-kryetarin Ramush Haradinaj, duke e vlerësuar udhëheqjen e tij të gjatë si një periudhë të rëndësishme për partinë dhe për politikën në Kosovë. Ai theksoi se marrja e përgjegjësisë së re përfaqëson një moment të rëndësishëm dhe sfidues, duke kërkuar besimin e anëtarëve të partisë për vazhdimësinë e rrugëtimit politik të AAK-së. Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij lamtumirës si kryetar, ka falënderuar bashkë partiaket për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe ka shprehur mbështetjen e tij për Gjinin si pasues në krye të partisë. Ai ka theksuar se do të vazhdojë të jetë i angazhuar në shërbim të vendit, duke e quajtur AAK-në një projekt të përbashkët politik që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Serbia avancon me SHBA-në, Kosova humb terren diplomatik nga qasja e Qeverisë Kurti

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Qeverisë …