Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Arian Zeka kërkon seriozitet nga Qeveria: Marrëdhëniet me SHBA-në dhe klima e biznesit në rrezik

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tregojë seriozitet të plotë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e klimës së biznesit. Sipas tij, në mungesë të një qasjeje të tillë, Kosova rrezikon të humbasë mundësi strategjike dhe ekonomike me rëndësi të veçantë.  Zeka vlerëson se vendimet e pakoordinuara dhe vonesat politike kanë krijuar tensione të brendshme dhe kanë ndikuar negativisht në raportet me aleatët strategjikë. Ai thekson se vetëm një qeveri e përkushtuar dhe serioze mund të avancojë dialogun strategjik me SHBA-në dhe të shfrytëzojë mundësitë për tregti dhe investime.
Megjithatë, sipas tij, ky seriozitet ka munguar ndër vite, duke reflektuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit. Zeka ka folur edhe për marrëveshjet tregtare dhe tarifat doganore, duke vlerësuar heqjen e tarifave në gusht të vitit të kaluar si një hap pozitiv që hap rrugë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe promovimin e produkteve amerikane në Kosovë. Megjithatë, ai shpreh dyshime se vonesa në marrjen e këtij vendimi tashmë mund t’i ketë kushtuar Kosovës në aspektin ekonomik. Në përfundim, Zeka ka theksuar se Kosova duhet të dëshmojë sundim të plotë të ligjit dhe të krijojë një klimë të qëndrueshme për investitorët, përmes zbatimit të ligjeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe investimet strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

Përmbyllet me sukses vizita zyrtare e KOMFSK-së në Gardën Kombëtare të Ajovës

Ka përfunduar me sukses vizita zyrtare e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), …