Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Avni Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e përjashtoi mundësinë e diskutimeve dhe negociatave për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me vendet fqinje. “Ndarja e territorit të Kosovës, shkëmbimi i territorit apo çfarëdo opsioni që ka si qëllim ndryshimin e kufijve nuk është opsion fare për Qeverinë e Kosovës, është vijë e trashë e kuqe dhe e pakalueshme për ne”, tha për Radion Evropa e Lirë Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj. “Do të thotë, kjo është një vijë e pakalueshme për ne”, theksoi ai. “Ata që tentojnë, mendojnë që duke ndryshuar kufij, (me) shkëmbim territoresh, duke sjellë tema të tilla në tavolinë në këtë formë, ata njerëz vërtet synojnë që ta kthejnë Ballkanin në periudhën e errët”, tha Arifi. Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan. Komentet e Arifit pasojnë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas të cilit, për Serbinë do të ishte “më mirë diçka sesa asgjë”. Ndarja e Kosovës është përmendur në disa raste publikisht edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …