Vazhdojnë aktivitetet në Komunën e Rahovecit për shënimin e “Ditëve të Mërgatës”

Aktivitetet për shënimin e “Ditëve të Mërgatës”, në Komunën e Rahovecit kanë vazhduar edhe gjatë ditë së Mërkurë të datës 25 Korrik, me organizimin e garave me biçikleta. Të pranishëm në organizimin e këtij aktiviteti ishin Bjondina Kleqka, drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport, Muharrem Morina, Zyrtar Ndërlidhës për Mërgatë, Policë të Stacionit të Policisë në Rahovec dhe mjek nga QKMF-së Fahredin Hoti. Muharrem Morina, Zyrtar Ndërlidhës për Mërgatë pas organizimit dhe mbarëvajtjes së mirë ka thënë se, ky aktivitet është organizuar nga “M&Sillosi” në fshatin Xërxe deri tek hotel “Park Plaza” në qytetin e Rahovecit. Dhe siç ka thënë ai për të shkuar ky aktivitet mirë duhet falënderuar Policët e Kosovës Stacioni në Rahovec dhe kujdesit të treguar ndaj sportistëve nga mjekët e QKMF-së Fahredin Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti u shënua Dita Botërore e Mjekut Familjarë dhe Hipertensionit

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me QKMF-në e …