Armend Zemaj: Kryesuesi i seancës është nën presion, ndonjëherë po na vjen keq për të

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar rolin e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke thënë se ai është nën një presion të madh. Zemaj tha se Dehari shpeshherë duket më i stresuar se vetë deputetët që po përballen me ndërprerje të fjalës apo tension politik. “Kryesuesi i seancës duket që është në presion të madh dhe neve ndonjëherë po na vjen keq. Më i nervozuar ai, ose më i stresuar, duket ai sesa ne, ose mua që më ndërpritet fjala”, tha Zemaj. Ai theksoi se edhe Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë, ka përgjegjësi për të krijuar klimë bashkëpunimi dhe mirëbesimi për konstituimin e institucioneve. “Vetë Gjykata Kushtetuese e ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë duhet të krijojë mundësinë e konsensusit, bashkëpunimit, mirëbesimit. Çka ka më tepër sesa debate që e krijon një mirëbesim?”, shtoi Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Anton Quni e konfirmon kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Lidhjes Demokrarike të Kosovës

Anton Quni bën thirrje për unitet gjithëpartiak: “Gjendja në vend është e rrezikshme”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë thirrje për unitet të gjerë …