Kosova e vetmja në rajon pa pagesë nga Plani i Rritjes së BE-së, për shkak të mungesës së Kuvendit

Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që nuk ka përfituar ende nga pagesat e para të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, për shkak të mungesës së një Kuvendi të ri që do të mundësonte ratifikimin e marrëveshjes me BE-në. Nga 880 milionë euro të destinuara për Kosovën, ende nuk është marrë asnjë cent. Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka konfirmuar  se janë të shqetësuar për bllokadën institucionale që po pengon nisjen e procedurave për përfitimin e fondeve. “Reforma dhe Lehtësimi i Rritjes është një instrument me afat të kufizuar kohor, prandaj është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt,” u shpreh zëdhënësi. Ai sqaroi se fondet mund të lëshohen vetëm pas ratifikimit në Kuvend dhe përmbushjes së të gjitha kushteve tjera nga ana e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …