Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Hoxhaj ka thënë se më 24 shtator 2023, sipas tij, Serbia, përmes grupeve të armatosura, tentoi aneksimin e veriut të Kosovës, ndërsa Afrim Bunjaku ra në mbrojtje të vendit. “Më 24 shtator 2023, tri vjet më parë, Serbia, përmes grupeve të armatosura, tentoi aneksimin e veriut të Kosovës. Atë ditë ra heroikisht rreshteri Afrim Bunjaku. Aty u mbrojt atdheu ynë, një dhe i pandashëm”, ka shkruar Hoxhaj. Ai ka vlerësuar se sulmi tregoi gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të mbrojtur vendin, ndërsa sipas tij, dëshmoi edhe se Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj territorit të Kosovës. “Banjska dëshmoi se Policia e Kosovës është e gatshme të japë jetën në mbrojtje të vendit dhe se Serbia nuk ka hequr dorë kurrë nga planet për pushtimin e territorit tonë”, ka deklaruar Hoxhaj. Në fund, ai ka nderuar kujtimin e policit të vrarë. “Lavdi e përjetshme heroit Afrim Bunjaku!”, ka përfunduar Hoxhaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
