Opozita Gaz

Arrest shtëpiak 30 ditë për: Fisnik Ismailin, Albulenë Haxhiun, Donika Kadaj-Bujupin, Pal Lekajn dhe Besa Baftiun

Gjykata iu ka caktuar nga 30 ditë arrest shtëpiak  deputetëve: Fisnik Ismaili, Albulenë Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj dhe Besa Baftiut. Ndërsa, deputetëve Enver Hotit, Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit, Shpipe Pantinës dhe Teuta Haxhiut iu është caktuar masa për paraqitje në Polici. Deputetët opozitarë vendimet i quajtën të padrejta, ndërsa thanë se këto vendime nuk do të ndalin ata nga qëllimet e tyre në mbrojtje të Republikës së Kosovës. Këto masa deputetëve iu caktuan lidhur me veprimet e kundërligjshme në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së djeshme. Tre herë u hodh gaz lotsjellës në Kuvend, ndërsa Kryesia u detyrua të përjashtojë nga seanca 23 nga ta, derisa Policia arrestoi 10 prej tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Amerika dhe Bashkimi Evropian presin që më së largu sot të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veriun e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që sot  të arrihet një marrëveshja …