leoni

RKL

RKL: Fushata e mbetjeve të Serbisë kundër Roland Barteskos është një fushatë kundër UÇK-së dhe opozitës

Shoqëria civile në Kosovë ka filluar  të nënshkruajë një peticion për largimin e ambasadorit Amerikan, Grew Delawie, i cili në mënyrë ekstreme ka dënuar dhe dënon çdo veprim të deritanishëm të opozitës, duke i dhënë përkrahje pa kufi Qeverisë së korruptuar të Kosovës dhe të gjitha lëshimeve që ajo i ka bërë Serbisë. Peticionin, thuhet se  e ka iniciuar, ish ushtari i UÇK-së, Roland Bartezko, i cili nga një Gjykatë e UNMIK-ut ka qenë dënuar 23 vjet  burg për shkak të sikur shkruhej në aktakuzë, një sulmi në zyrën e Serbisë në Prishtinë, në vitin 2001, të cilën UNMIK-u e kishte lejuar të funksiononte. Roland Bartezko, i njohur në Kosovë si “Shabani” i UÇK-së ka qenë luftëtar i mirënjohur dhe ka mbajtur dënimin me burg ashtu sikur qindra luftëtarë dhe eprorë të UÇK-së.

Kundër veteranit të UÇK-së kanë ndërmarrë fushatë mediet proserbe, shqipshkruese të Kosovës si dhe disa mercenarë shqipfolës, të cilët gjatë luftës qëndruan në Gjermani, derisa gjermani Bartesko me shumë internacionalistë nga vendet e Evropës luftonte në frontet e luftës çlirimtare në Kosovë. Në mesin e reaguesve është edhe kontroversi i LDK, ish-kuadër i LKJ-së, Bardhyl Meta, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare pati hapur pamje  për “vdekjen” politike Hashim Thaçin, të cilin ishte shumë i sigurtë se do t i humbiste zgjedhje, për t’u kthyer pastaj në koalicion me te dhe PDK-në, për të cilën nuk ka lënë gjë të ligë pa folur me gojën e tij të pistë dhe pa shkruar me gjuhën e tij gegege. Sharjet e fyerjet e tij kundër Barteskos kanë të bëjnë me faktin se derisa miku i shqiptarëve, gjermani Bartesko luftonte për çlirimin e Kosovës, ky Barduli me “drugarët” e tij  mbante burgun në Gjemani për përdorim dhe shpërndarje të drogës. Pastaj, duke notuar  nëpër ujërat e pista të  nëntokës, disa vjet pas luftës erdhi në Kosovë dhe bëri çerdhe, ku tjetër pos në LDK, ku kanë çelur vezët edhe  të gjitha mbetjet e Serbisë, sepse në krye të kësaj partie,  mjerisht edhe në krye të Qeverisë së Kosovës është zyrtari i kohës së Rankoviqit, Titos dhe Milosheviqit.

Edhe Berat Buzhalla, djali i babait spiun, Barteskon e quan kriminel, madje edhe psikopat sikur e etiketon edhe opozitën, gjithnjë duke u nisur nga arketipi e vet psikopat dhe  kompleksuar për “gjatësi” trupore dhe “vesh të vegjël”.

Fushata kundër Barteskos është fushatë kundër luftës së UÇK-së, e tillë sikur ajo e Milosheviqit, Vuçiqit e Daçiqit, kundër Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht. Dhe, në këtë fushatë të ligë po jargaviten të gjitha mbetjet e shërbimeve sekrete serbe, të cilët përnjëherë pas luftës kishin hapur zyrën e Serbisë, ku disa zyrtarë shqipfolës, kryenin punët administrative për  shitblerjen, tjetërsimin dhe plaçkitjen e pronave të Kosovës, për çlirimin  e së cilës ishte derdhur rrëke gjaku i dëshmorëve dhe  i martirëve të vendit tonë. Zyra serbe në Prishtinë ishte bërë çerdhe e  matrapazëve dhe plaçkitësve, të cilët rrëmbenin e plaçkitnin nën firmën: “UÇK- mos prek”.

Informata e afishuar në mediet anti-UÇK, deformon të dhënat për Barteskon, duke mos treguar për vendin e sulmit, por duke e paraqitur si sulm në qendër të Prishtinë ku paska pësuar një motorist serb me inicialet A.P.  dhe paskëshin qenë të lënduar katër të tjerë, pa sqaruar se kush ishin të tjerët dhe cili kishte qenë sulmi në të vërtetë, për të cilin Bartesko u dënua në mungesë të fakteve elementare. Asnjë prej këtyre gjuhë-ndragurve nuk përmend vendin konkret ku është kryer sulmi dhe cili kishte qenë qëllimi i vërtetë i një sulmi mbi një zyre të Serbisë së Milosheviqit, e cila funksiononte në Kosovë si çerdhe e mbetur  e shërbimeve sekrete serbe, në kohën kur në Serbi mbaheshin nëpër burgje  rreth  3000 shqiptarë dhe mijëra të tjerë për fatin e të cilëve nuk dihet, ndërsa për 1700 prej tyre nuk dihet as sot.

Me Barteskon janë të gjithë veteranët e invalidët e UÇK-së, ata veteranë e invalidë të vërtetë dhe jo ata që kanë marrë triskat nga konkursi i Qeverisë, pa marrë pjesë kurrë në luftë, në të cilën ka marrë pjesë dhe ka luftuar heroikisht Rolandi me shokë nga Gjermania, Xhoni nga Anglia ndërsa kanë rënë në fusha të betejave, Françeskoja nga Italia, Pajari në Franca, Muradi nga Algjeria  dhe janë plagosur shumë të tjerë. Me Barteskon është krejt popullata liridashëse e vendit, janë të gjithë ata që kanë nderim e respekt për luftën tonë çlirimtare, janë të gjithë ata që nuk do të lejojnë kurrë kthimin e Serbisë në Kosovë, meqë janë këta që e kanë dëbuar regjimin kolonialist e hegjemonist serb njëherë e përgjithmonë nga Kosova.

-jugo-jargavitësit, servilët, debilët, çanaklëpirësit, sharësit e UÇK-së dhe figurave të ndritura kombëtare, nuk është për t’u çuditur, pse edhe  ata  marrin në mbrojtje të vetët, e kanë hak sepse u kanë shërbyer si qeni padronit dhe tani shkojnë e përurojnë libra në Sava Center, bëjnë homazhe të varri i Titos, vizitojnë dajallarët e ndonjë teze apo hallë, në Beograd, Nish apo në Vranjë. Disa nga tanët ende nuk i kanë shkëputur lidhjet e hershme me Baba-Dovletin e lërë më me kumbarët e “pobratimët” që i kanë komshinj.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …