Deputetët e arrestuar të opozitës së bashkuar janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë

Deputetët e arrestuar të opozitës nga  Policia e Kosovës janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë. Ata duke hyrë brenda kanë brohoritur “Zajednica nuk kalon” dhe kanë përshëndetur  familjarët e tyre që gjenden atje. Deputeti Pal Lekaj ka deklaruar se nuk pritet asgjë nga kjo seancë, sepse dihet se e gjithë ky proces është politik. “Shtypjen që po i bënë Qeveria ndaj opozitës, nuk do ta ndalin këtë të fundit të vazhdojë drejt qëllimeve të tyre”, ka thënë ai. Deputetët dyshohen se kanë kryer veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. Mbetet të shihet nëse do t’i lirojë në procedurë të rregullt, apo do të ketë ndonjë masë tjetër për deputetët Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi. Deputetëve të opozitës dje u është caktuar masa e arrestit prej 48 orëve. Ndërkohë, Policia po pret që të arrestojë edhe Albulena Haxhiun në QKUK, ku ajo po trajtohet pas lëndimit që pësoi  gjatë përleshjeve me sigurimin e Kuvendit

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …