Ylli Mece: Ç’KËRKONTE NËNDETSJA NË GJIUN E VLORËS NË VJESHTËN E VITIT 1981?

Ylli Mece: Ç’KËRKONTE NËNDETSJA NË GJIUN E VLORËS NË VJESHTËN E VITIT 1981?

Datat 13 dhe 14 tetor 1981 pra gati gjysëm shekullimë parë, shënojnë nje ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për ata që dolën në det, por dhe për ne të tjerët të cilet ishim ne gatishmeri të plotë alarmi…madje e gjithe baza jone ushtarako- detare e Vlores. Ajo ditë nisi si gjithë ditët e tjera të zakonshme, teksa grupit të anijeve mbiujese luftarake në buzëmbrëmjen e dt.13 ,ju dha alarm luftarak, sepse dyshohej për një nëndetse të huaj e futur në gjiun e Vlores. Them “ dyshohej” sepse, ne nuk dinim ende asgje për situatën, sikurse nuk dinim si , qysh..e tek ?! Vonë, do të merrnim informacion se nuk ish dyshim por një realitet luftarak. Ish realitet, sepse ajo ish parë brenda gjiut te Vlorës në afërsi të “vaporit të mbytur” në pozicionin PDN (pozicion ky ku trupi i nendestes eshte teresisht i zhytur, por qendron ose lundron ne periskop), instrument ky i cili i shërben nëndetses për vrojtim rrethor.

Ngjarja është disi e habitëshme, por zbulimi nuk ish i rastësishme, sepse detyra e vrojtuesve kjo është që.. ” Te kontrollojë e mbaje nen vrojtim dhe të raportojë gjithe hapsirën dhe zonen e percaktuar sipase rregulloreve dhe istruksioneve ushtarake”. Pra zbulimi nuk ish i rastesishem – detyra kurre nuk eshte e rastesishme, pra ata që e zbuluan të parët bënë detyrën. Ja dhe pse pika b/detare e një reparti artilerie në Orikum e zbuloi këte object, të cilin ja raportoi of/ rojes se brigates se Nendetseve. Ky i fundit e kundërshton me të drejtë duke i thëne…” se ne nuk kemi nëndetse ne Gjiun e Vlores dhe se të kater nendetset tona janë te vendbazuara këtu… (dhe ne fakt ashtu ish, sepse nendetset tona ishin në bazë). Por çuditërisht, pika e vrojtimit b/detar, këmbengulte për prezencën e nëndetses e cila ende ish e dukshme. Atëhere of. Rojes, njofton pikat e tjera që t’i raportoni situaten detare të Gjiut. E habitëshme. për oficerin e shërbimit,por dhe reale  sepse dhe pikat e tjera filluan t’i raportonin të njejtën gjë. Pra nuk isha aspak iluzion optiko pamor i një vrojtuesi të pamësuar, por një realitet shqetësues i cili i alarmoi të gjithë deri te Ministria e Mbrojtjes, ndofta, pse jo dhe deri te E. Hoxha.

Me kët rast, Komanda e ishulli, Komanda e Flotës, Ministria e Mbrojtjes, u ngritën në gjendje alarmi, pra merrej me mënd, që ish një situate e jashtëzakonshme, duke ngritur në “Alarm luftarak” gjithë bazën, veçse detyrën kryesore për dalje në kërkim patrullim e zbulim e morën Dragamina e Madhe dhe Gjujtesi detar, që po atë mbrëmje ato dolën nga baza në zbatim të detyrës për kerkimin dhe verifikimin e koordinatave apo dhe të rrugëkalimit të nëndetses, së huaj. Në zbatim të kesaj detyre, morën pjesë kuadrot P. Kadëna, V. Beja, i ndjeri A. Gjoni e shumë kuadro e marinarë të tjerë të këtyre anijeve. Kjo situate, shtronte dhe një pyetje llogjike: Ç’kërkonte nendetsja ne Gji në mezin e tetorit te atij viti? Misionin e saj të vërtetë edhe sot, askush nuk e di dhe po ashtu deri më sot, asnjë shtet nuk e ka deklaruar praninë e nëndetses në Gjiun e Vlorës. Gjithësesi, lexuesi duhet të mësojnë diçka rreth nendetseve dhe qëllimin e tyre.

Meqenë se ato janë anije luftarake të nënujeshme, qëllimin kryesor e kanë sulmin me silura nga pozicioni i nënujshem ose dhe I mbiujshëm duke qëndruar ose në pritë në afërsi të shkëmbenjve, ose ne fund në truallin ranor, ose dhe në lundrim e sipër. Por përveç këtyre, nëndetset( kur shprehem keshtu e kam fjalen për nendetset konvecionale  të zakonëshme si ato që kishim dhe ne dikur) ,pra veç sulmit me silura, ato përdoren dhe për zbullim, për sabotim( duke venë ne veprim trupat polumbariste sabotuese), për zbarkim te grupeve diversioniste, për qëllime lundrimore, për stërvitjeje duke verifikuar rajonin nga pikepamja hidro- lundrimore, pse jo ato japin dhe percjellin mesazhe duke na tatuar dhe kuptuar dhe shkallën e gatishmërisë luftarake të një vendi dhe aftësitë tona zbuluese. Pra na testojnë …dhe pse e dijnë, se kjo lojë është shumë e rrezikeshme e me pasoja. Nuk duhet harruar se bëhet fjalë për tetorin e vitit 1981 ku situata në Byronë Politike te KQPPSH-se se asaj kohe, ish disi jo e qetë. Mehmet Shehu ish vendosur në qendër të goditjeve dhe pse në nëndor po të atij viti, ai përseri u zgjodh ant. i Byrose Politike.

Mbase futja e saj ne Gji, ish nje sms I koduar drejtuar Mehmetit dhe grupit të tij, apo Kadriut që…. “ ne ja ku na ke, ketu brenda Gjirit te Vlores, prandaj veproni çfarë prisni ?! Në situatën konkrete pa e ditur aspak qellimin e saj, dy anijet e Grupit AML( Anije Mbiujese Luftarake) dolën në det në zbatim të detyrës që atë natë pra në 13 tetor. Gatishmëri luftarake mori gjithe rajoni i Artilerise b/detare sikurse dhe repartet e tjera te disllokuara në buzën e ujit, po ashtu dhe Regjimenti i Katrave tanë Silurues të Sazanit (anijet e gateshme) u ngriten ne alarm. Veçse situata e vëretë luftarake, ndodhi kur dy anijet tona Dragamina dhe Gjujtësi detar u futen realisht në veprime luftarake të cilat fillojnë një ditë më vonë me bombardimin ndaj saj. Në paraditen e14 tetorit anijet tona ranë në kontakt me nëndetsen e cila filloi lëvizjen e saj drejt vaporit të mbytur afer Radhimës, në të pastajmen ajo ndroi kurs drejt veriut, me tendencë për të dalë nga Gjiu i Vlorës, drejt “Mezokanalit”sepse e kuptoi që sipër saj qëndronin anijet luftarake dhe se ish zbuluar prej nesh.. Kështu filloi ndjekja e saj duke ruajtur kontaktin hidroakustik me të dhe fakti që ne kishim kontakt me nëndetsen, ju raportua qendrës dhe me siguri kjo e dhëne ka shkuar deri te Ministria e Mbrojtjes, teksa në ndjekje e sipër u kërkua leje që të hapnin zjarr kundër saj dhe urdhëri erdhi “të hapet zjarr” kundër saj për asgjësim. Kjo ish situate luftarake dhe për mendimin tim urdherin për të hapur zjarr e ka dhenë vet E.Hoxha. Ishte rast i rrallë e befasues për ne që një anije luftarake shqiptare te futej ne dyluftim me një “nëndetse enigmë” Dhe urdhëri i zbatua.

Filloi ndërkohë situata realisht e luftimit, teksa nje anije hapte zjarr tjetra e priste ne mezokanal zjarr. Ndjekja e saj me bombardim  të herë pas hershëm vazhdoi deri ne afërsi të Kakomesë në zonën e Sarandës pak milje larg Korfuzit, por ajo i shpetoi rrethimit dhe asgjesimit. Ka shumë faktorë që ndikuan në mos asgjesimin e saj. Pikë së pari në dua te them se në 100 beteja nuk do të thotë të kemi 100 fitore mund te kemi dhe humbje. Kjo, per ne ish një situatë e pa pritur, mbase dhe për faktin që nuk e prisnim ndaj deri diku u gjendëm gati si të pa përgatitur, sepse që nga viti 1949 e deri ne atë kohe kurrë skemi patur shkelje nënujore nga nendetset e huaja. Gjithësesi kontakti hidroakustik na dha nje avantazh të madhqë do të thosh se nendetsen e patem zbuluar, por ja që smundëm dot ta realizonimasgjesimin e saj. Mendoj se u gabua dhe që nuk u aktivizuan katrat silurues te cilet mund te komandoheshin nga gjujtesi ose Dragamina. Kjo per faktin se katerat silurues veç goditjes me silura, ne b/punim me anijet mbiujese luftarake, hedhin bomba thellësie ne koordinatat ku mendohet te jete nëndetsja. Bombardimi ne ket rast i delegohet katrit silurues. Por nga pikepamja teknike mbase ata ishin më të avancuar se sa ne, sepse nendetsja kur e pikasi që ish zbuluar e rriti shpejtesine dhe distanca midis anijes tonë dhe asaj vinte ne progresion duke u rritur, pra na largohej. Duke vlersuar kundershtarin them se shpejtësia e saj, manovrimi taktik pse jo dhe përgatitja  e oficerave të lundrimit ka qenë e admirueshme.

I kishim armiq- por dhe duhet ti vlersojmë se në rastin konkret ja dolën dhe shpëtuan.Veçse për një gjë jam tejet i sigurt : Ekipi drejtues marinare e oficere te saj kurrë skanë për ta harruar. Ata me atë aventurë ishin fare afër vdekjes dhe tmerrin e kanë ndier deri në palcë. Ata luftonin për mbi jetesë, teksa ne donim tu jepnim një mësim të mirë padroneve që i patën dërguar. Në analet e shtypit ne radio ne Tv madje dhe ne rrjetes sociale perherë shtrojnë nje pyetje: E kujt ish kjo nendetse?! A nuk ish më mirë që u largua sepse nese do kish armë atomike mund te bente shkaterrim masiv me pasoja te j/ zakonëshme ? Personalisht, i kam qendruar idese se ne kishim të bënim një nendetse amerikane ose dhe e NATO-s, por jo ruse. Po pse jo ruse?  Sepse përherë në analizat ushtarake behet nje pyetje: Çfare interesi do kishin sovjetiket teksa ata e kishin ndërtuar vet bazën usht- detare?. Ata e njihnin rajonin në pëllëmbë të dorës. Kjo gjë atyre sigurisht jua u lehtësonte misionin nëse do vinin, sepse ata e njihnin aq mirë kete rajon, madje po aq, sa dhe vet një of. i marinës luftarake shqiptare. Ata dinin ku ishin objektet ushtarake, dinin me saktesi rajonet e lundrimit, poligonet, rreziqet e nenujeshme, njihnin tërë rrezen e Karaburunit dhe instalimet ushtarake atje dhe skishin aspak arsye të vinin për zbulim, thjeshtë sepse njihnin çdo gjë. Po a mund te vinin për sabotim? Po mund te vinin dhe për sabotim, por ishte një ide e pa leverdiseshme, sepse ruseve nuk u interesonte politikisht kjo gjë, ngaqë Shqipërinë rusët indirekt “e kishin aleate”, na konsideronin të tillë meqënse vendi ynë ish kundër USA dhe kuptohet lehte ish thjeshtë një rivalitet midis superfuqish. Po pse nëndetsja brenda Gjirit të Vlorës mund të ishin amerikane.?! Mendoj se ish amerikane, nga që aso kohe ne kishim shume shkelje te tilla prej lufteanijeve të tyre.

Madje në 18 dhjetor 1981 ne diten e vetvrasjes së M. Shehut, ne kishim nje shkelje të kufirit detar prej lufte anijeve amerikane të cilat i kemi shoqëruar deri ne afersi të Shengjinit. Po ashtu 10-11 muaj më vonë ( shtator 1982) zbarkoi banda e Xh.Mustafes dhe misioni I tyre dihej. Kjo nuk mund të ish inisiativë personale e Xhevdetit, por ai ish i derguar nga Cia për qëllime diversioniste. Pra veprimtaria antishqiptare e Amerikes aso kohe ish iminente dhe e dukshme. Po a mund të përdorte kjo nëndetse armë atomike sikundër është përfolur ? Kjo pikë kërkon argumentim te sakte sepse teknikisht nuk është aspak e vështirë të hedhësh nje bombë atomike mbi Vlorë apo diku tjetër. Përdorimi i bombave atomike ka karakter operativo- strategjik, sepse është një armë e shkaterrimit në masë e cila nuk ka vetëm pasoja mbi atë qytet ku leshohet, por dhe per rajonin tonë. Efektet e saj ( nëse do përdorej) do të ndikonin seriozisht dhe në vendet për-rreth si Italia… Greqia..ish Jugosllavia e deri më tej. Por ajo që e bën te parealizueshëm dhe të pa motivueshem këtë veprim, është fakti se ne nuk ishim me asnjë vend në gjendje lufte përveç se me Greqinë, por dhe kjo “luftë” me ta ka ngelur në letër. Nga ana tjetër, dijmë se Greqia , as Italia as Jugosllavia dhe asnje vend i rajonit tonë nuk disponon armë atomike e për rrjedhojë përdorimi i saj nga kushdo do të shqetësonte gjithë opinioni ndërkombëtar dhe se ky opinion do ish në mbështetje të Shqipërisë dhe jo atij vendi që do përdorte armën atomike. Ja pse bie llogjika e përdorimit të kësaj armës atomike në Vlorë nga ana e nendetses.

Ndofta opinioni i gjerë ndodh që nuk dallon dot nocionin “ nendetse me reaktor atomik( motora atomike) nga nendetsja me armatim atomike që jane dy gjera të ndryshme nga njera tjetra. Gjithesesi mendoj se kjo ngjarje tejet e bujshme, pavarsisht se nuk e arritëm dot objektivin( asgjësimin e nendetses) ish dhe ngelet një veprimtari e cila vuri në gatishmëri sistemin tonë të mbrojtjes, atë te vrojtim- zbulimit por dhe të angazhmit të forcave tona ushta- detare. U mësuam me elementë të luftës reale dhe jo imagjinare. Nendetsja doli nga rrethimi falë disa elementeve teknike si shpejtesia dhe manovra, por dhe asaj taktike që do të thotë përllogaritjet e sakta, shkalla e manovrimit dhe menyra e drejtimit të nendetses nga komanda e tyre. Ky nuk eshte mbivlerësim i kundershtarit, por vlerësim i drejtë i tyre. Me kët rast ne kuadrin e kesaj ngjarjeje gati-  gati gjysëm shekullore dua te shpreh simpatinë time personale ndaj gjithe kuadrove tane te FLD qe morën pjesë në këtë situate luftarake që i përmenda më sipër dhe kjo simpati i ka rrenjet që në themelet ujore, pikërisht ata që çuan përpara shkallën e përgatitjes se FLD, nga komandantët A .Mati..Q.Poda… A. Pojani..S.Kote N. Jaku , T.Meçe ,B. Gerbi  e dhjetra e dhjetra të tjerë ndaj të cilëve unë përulem me respekt të thellë, të cilët dhanë një kontribut të çmuar në ruajtjen e kufinjeve tane detarë, si pjesë dhe element të rendesishem të ruajtjes se Lirise..Pavarsise dhe Sovranitetit tonë Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Rritja e kostos së jetesës në Kosovë – koha për politika ekonomike proaktive

Rritja e përgjithshme e çmimeve ka vazhduar me ritëm të lartë edhe gjatë vitit 2026, …