Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Arrestimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së, në Serbi, nuk ka ndaluar asnjëherë

Arrestimi i shqiptarëve në Serbi nuk ka ndaluar asnjëherë. Ata ish-pjesëtarë të UÇK-së që rrezikojnë të hyjnë në Serbi, nuk janë sa duhet të përgjegjshëm, ose duan të provojnë inatin e zemërimin e Beogradit, ose bëjnë punë për të cilat nuk di opinioni. Është shumë më tragjik fakti se ata luftëtarë që i kërkon Serbia për t i arrestuar, sipas dosjeve të kohës së Milosheviqit, ndalohen edhe në kufirin e Kosovës me Shqipërinë. Një praktikë e tillë edhe aktualisht është në fuqi dhe kjo bën që shumë ish pjesëtarë të UÇK-së të kalojnë ilegalisht kufirin, ose të gjejnë ndonjë polic të njohur në pikat kufitare të Kosovës me  Shqipërinë. Kuvendi kurrë nuk ka diskutuar për problemet e tilla të më shumë se 300 ish pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët Serbia i ndjek përmes Interpolit. Kjo çështje shtrohet për shqyrtim dhe deklarim verbal vetëm kur preket kupola e ish-UÇK-së sikur janë ndaluar disa herë: Agim Çeku, pastaj edhe Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj etj. Janë qindra luftëtarë të UÇK-së që janë ndaluar dhe ndalohen në kufirin e Kosovës me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, për të cilët nuk interesohet askush. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …