Seanca e pas ditës e Kuvendit të Kosovës iu ka kushtuar arrestimit në Serbi të policit, Nehat Thaçi

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjifca ka thënë sot në Kuvend  se arrestimi i Nehat Thaçit ka shkaktuar një heshtje te Qeveria e Kosovës. Përderisa Serbia arrestoi Nehat Thaçin, në Kosovë ministrat dhe zyrtarët vazhdonin të thoshin, jemi duke punuar shumë në këtë drejtim. Edhe sa veprime të tilla duhet të ndodhin që qeveria jonë e papërgjegjshme të kuptojë se kjo Serbi nuk do të ndryshojë kurrë. Serbisë duhet të ja bëjmë të pamundshëm funksionimin e saj brenda Kosovës. Ai ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin se a ka qenë i informuar për udhëtimin e Nehat Thaçit nëpër Serbi. Konjufca po ashtu ka thënë se si është e mundur që qeveria nuk e posedon një listë të të gjithë të akuzuarve që mund të arrestohen nëse kalojë nëpër Serbi.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka theksuar se seanca e thirrur sot për arrestimin e Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, nuk mund të quhet e jashtëzakonshme. Sipas tij, seancë e jashtëzakonshme do të ishte nëse do të mbahej në ditën kur është arrestuar Thaçi nga Policia e Serbisë. Ai ka akuzuar edhe qeverinë e Kosovës për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, gjegjësisht për mosarritjen e ndonjë rezultati në këto bisedime.

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka theksuar se në rast se nuk lirohet Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, duhet të ndërpritet dialogu me Serbinë. Ai në foltoren e Kuvendit ka thënë se arrestimi i Thaçit është bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Të sjellim në kujtesë se arrestimi i drejtorit të Policisë, Nehat Thaçit, nuk është i pari, por shpresojmë të jetë i fundit. Bazuar në fletarrestimet e lëshuara nga Serbia, janë ndaluar edhe dy figura të larta të Republikës së Kosovës, ish-Kryeministri Haradinaj dhe ish-Kryeministri Çeku. Përgjatë tërë këtyre viteve, autoritetet e Serbisë, kanë vazhduar me arrestimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës me aktakuzën se kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë bërë vepra terroriste ndaj qytetarëve serbë që kanë jetuar në Kosovë”, ka theksuar Kelmendi.

Edhe deputetë të Nismës dhe të LDK-së kanë folur për arrestimin e policit Thaçi nga autoritet e Serbisë dhe kanë kërkuar të gjendet një zgjidhje, edhe pse të gjithë e dinë se Serbinë në veprimet e tilla nuk e ndalon BE-ja, e aq më pak Prishtina apo Tirana. Reciprocitetin, të cilën e përmenden kohë më parë, negociatorja me Serbinë, Edita Tahiri dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, u hesht pas reagimit të Hashim Thaçit nga Tirana ku ishte për vizitë zyrtare dhe kërcënoi se nuk mund të  flitet për reciprocitet.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …