Në Ministrinë e Punëve të Brendshme fillon fushata për legalizimin e armëve e mbështetur UNDP-ja

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. Stacioni Policor në Gjakovë pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sulejman Hadum Aga” në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 2005, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Në posedim të të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 24 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjakovë, 20 mars 2023

 

Kontrolloni gjithashtu

Nesër me 25 gusht 2019 në Kompleksin e Dëshmoreve në Kleçkë zbulohet busti i heroit Ismet Jashari komandant "Kumanova"

Me 2 qershor 2023 bëhen 24 vite nga rënia e Heronjëve të Kombit: Ibrahim Mazreku, Milaim Beha, Ejup Kryeziu, Kujtim Kraniqi

Me 2 qershor 2023 bëhen 24 vite nga rënia e Heronjëve të Kombit: Ibrahim Mazreku, …