Arsim Bajrami i përgjigjet Surroit: Kritika ndaj librit tim, devijim drejt polemikës personale

Akademik Arsim Bajrami ka reaguar ndaj shkrimit “Anatomia e një gënjeshtre” të Veton Surroit, duke mbrojtur përmbajtjen dhe qasjen metodologjike të librit të tij “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”. Në reagimin e tij të detajuar, Bajrami thekson se kritika e Surroit nuk i referohet thelbit të librit, por një citimi të vetëm të përdorur jashtë kontekstit, i cili sipas tij është trajtuar si referencë sekondare dhe jo si fakt historik i verifikuar. Ai sqaron se citimi në fjalë, i vendosur në fusnotë, shërben për të ilustruar narrativa dhe spekulime mediale që më pas relativizohen në vetë librin, duke theksuar se kjo është një praktikë standarde akademike për të ruajtur distancën kritike ndaj burimeve. Bajrami thekson se libri i tij ofron një qasje të balancuar dhe ndërdisiplinore, duke kombinuar historiografinë, analizën juridike dhe reflektimin politik për të trajtuar kompleksitetin e Konferenca e Rambujesë dhe ndërhyrjes së NATO në Kosovë.  Delegacioni kosovar në Rambuje ka funksionuar mbi bazën e unitetit dhe konsensusit, duke kundërshtuar interpretimet që i atribuojnë vendimmarrjen individëve të veçantë. Sipas tij, çdo vendim kyç, përfshirë kërkesën për intervenim të NATO-s dhe proceset politike pasuese, ka qenë rezultat i një strategjie kolektive. Bajrami kritikon edhe zhvendosjen e debatit nga analiza akademike drejt polemikave personale, veçanërisht në raport me rolin e Hashim Thaçi, duke sugjeruar se këto çështje duhet të trajtohen në një kontekst tjetër dhe jo përmes interpretimit të librit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …