Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Nëse Lista Serbe del nga Qeveria, vendet e saj mbesin vakante, por Qeveria vazhdon mandatin

Mospajtimet e Listës Serbe me vendimet për reciprocitet në targa dhe dokumente me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës, mund të  ndikojnë që ajo të dalë nga Qeveria. Por një vendim i tillë nuk do të ndikojë në Qeverinë.  Profesor, Arsim Bajrami, i cili është edhe njëri ndër hartuesit e Kushtetutës, thotë se largimi i Listës Serbe nga Qeveria mund ta lë vendin e zbrazët, por Qeveria vazhdon punën e saj. Qeveria mund të bije vetëm nëse ka sukses një votim i mocionit të mosbesimit të qeverisë. Një mocion i këtillë nuk besoj se partitë opozitare do ta ngrehin  për shkak të veprimeve destruktive të Listës Serbe. Nëse Lista Serbe del nga Qeveria, vendet e saj mbesin vakante, por Qeveria vazhdon mandatin e saj”, deklaroi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …