Arsim Mehmeti: Beteja e lavdishme e UÇK-së ë Çyçavicë

Arsim Mehmeti: Beteja e lavdishme e UÇK-së ë Çyçavicë

Më 17 prill 1999 u zhvillua njëra prej betejave më të përgjakshme mbi kurrizin e bjeshkës së Çyçavicës. Njësiti i jonë i UÇK-së iu bëri rezistencë të armatosur forcave pushtuese serbe, të cilat të droguara dhe të armatosura deri në dhëmbë ishin vërsulur drejtë popullatës civile, aty ku ishin të strehuar me qindra e mijëra banorë të fshatrave të Drenicës rrëzë kësaj bjeshke mitike.

Ishte rrezik i madh për të rënë në duart e armikut. Qindra e mijëra civilë tanë, që ishin strehuar e mbledhur kokë më kokë në plot grupe duke u ngrohur e terur nga zjarret që i kishim ndezur atë ditë lufte me shi, si dhe mjegulla e madhe që kishte kapluar bjeshkën e favorizonte më shumë armikun.

Duke iu falënderuar guximit dhe vetëmohimit të bashkëluftëtarëve me aq pak armatim e municion që kishim në atë vijë fronti mbi kurrizin e bjeshkës, me rezistencën e armatosur iu bë e pamundur armikut të përshkoi mëtutje rrugëtimin e tyre vrastar mbi Çyçavicën legjendare.

Pasi ra terri, kur kishin përfunduar luftimet e asaj dite, hordhitë serbe ishin të stacionuar që nga fushëbeteja e zhvilluar mbi fshatin Krasmirofc, e deri në fushën mbi fshatin Kozhicë (tek antena), ku kishin ngritur prita vdekjeje për të gjithë ata që kalonin kurrizin e bjeshkës dhe që nuk e dinin se pikërisht aty po i priste vdekja!

Për fatin e keq të axhës tim Eshref Mehmeti, së bashku me dy kusherirët Sherif e Habib Mehmeti, si dhe nipi Naim Bylykbashi nga fshati Qëndresë, bijnë në ato prita të kobshme dhe ishin pushkatuar barbarisht nga çetnikët serb, afër një pusete të vogël tek vendi i quajtur “lama e ujkut”.

Ngjajshëm për fat të keq, barbarët serb kishin pushkatuar mizorisht edhe katër pesona të tjerë vetëm disa metra larg tyre, për të arritur gjithsej në tetë numri i më të dashurve tanë, që derdhën gjakun e tyre për Lirinë e Kosovës!

Kujtimet e mia për axhën e dashur Eshref, janë të shumta, të ndryshme dhe mbresëlënëse! Ai ishte njeri me virtyte të larta dhe të jashtëzakonshme! Ishte zemër mirë, bujar, trim, punëtor, fjalëmbël dhe edukator i denjë për të gjithë pa dallim. Axha Eshref do të mbetet përjetësisht fanar i ndritur për rrugëtimin tim gjatë gjithë jetës!

Gjithashtu, po në këtë ditë të kobshme, çetnikët serb edhe në fshatin Paklek të Drenasit, kishin vrarë e djegur 54 familjarë Muçolli, Elshani dhe mysafirë të tjerë të strehuar në një shtëpi aty në Paklek. Kjo masakër kishte tmerruar gjithë botën, prandaj dhe Xhorxh Robertson kishte pas thënë në atë kohë në mediat ndërkombëtare se:” Të gjithë ata që dyshojnë për intervenimet e NATO-s në Kosovë, le të shkojnë ta vizitojnë Paklekun”!

Lavdi axhës Eshref, kusherinjëve Sherif e Habib dhe nipit Naim! Lavdi gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …