Kurti falënderon Turqinë për rolin e saj në ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e gjenocidit të Serbisë para 20 viteve

Kurti falënderon Turqinë për rolin e saj në ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e gjenocidit të Serbisë para 20 viteve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca, kanë pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar. Ai e ka falënderuar ambasadorin e Turqisë për rolin e saj në ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e gjenocidit të Serbisë para 20 vjetëve, në njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës para 11 vjetëve, dhe në ndihmën humanitare dhe mbështetjen me projekte zhvillimore. Ndërsa, ambasadori Sakar e ka vlerësuar rolin e Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike në Kosovë dhe ka shprehur interesimin për të mësuar për idetë, pikëpamjet dhe qëndrimet e kësaj lëvizje. Në takim të dy palët kanë theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe avansimin e tyre sidomos në aspektin ekonomik. Kurti e Sakari janë pajtuar për të vazhduar edhe në të ardhmen me komunikim të vijueshëm dhe takime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos anulon vizitën në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar në Serbi, …