Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Gjykata Speciale po mbështetet në narrativën e Serbisë, ndërsa bota dënon thirrjet për spastrim etnik

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar Dhomat e Specializuara në Hagë se një pjesë të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndërtuar mbi materiale dhe narrativa që, sipas tij, burojnë nga aparati shtetëror i Serbisë. Behrami tha se është paradoksale që një shtet, përfaqësuesit e të cilit vazhdojnë të mohojnë krimet e luftës në Kosovë dhe të përdorin retorikë që, sipas tij, ringjall politikat e Sllobodan Millosheviqit, të konsiderohet burim i besueshëm në një proces gjyqësor ndërkombëtar. Ai i lidhi këto pretendime me deklaratën e fundit të ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Sipas Behramit, kjo deklaratë dëshmon se narrativa e shtetit serb nuk ka ndryshuar dhe se vazhdon të mohojë krimet e kryera gjatë luftës. “Përveç kriminalizimit të UÇK-së, Gjykata po synon të zbehë përgjegjësinë e Serbisë për krimet e saj dhe t’ia transferojë barrën morale viktimës”, deklaroi Behrami, duke shtuar se nuk mund të ketë drejtësi mbi standarde të dyfishta dhe as pajtim duke relativizuar, sipas tij, krimet e Serbisë. Ai theksoi se besimi në një proces gjyqësor cenohet kur, sipas tij, ai mbështetet në narrativën e një shteti, zyrtarët e të cilit edhe sot shprehin keqardhje që spastrimi etnik i shqiptarëve nuk u përfundua.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …