Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Kosova rrezikon të thyejë rekordin botëror për vonesën në emërimin e kryeparlamentarit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke thënë se vendi rrezikon të thyejë një rekord botëror në këtë drejtim. Për këtë situatë, ai ka fajësuar drejtpërdrejt liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Meqë Kosova nuk i ka siguruar asnjëherë një vend në histori, deputeti i VV-së, Albin Kurti, kësaj radhe e ka një mundësi të artë: Ai mund të hyjë në historinë botërore për vonesat më të mëdha të krijuara në emërimin e një kryeparlamentari, ka shkruar Behrami në rrjetet sociale të hënën. Ai ka përmendur shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku më 1855-1856, emërimi i Nathaniel P. Banks si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve zgjati rreth dy muaj dhe u zhvilluan mbi 133 seanca, duke u konsideruar si procesi më i gjatë në historinë parlamentare. Behrami ka paralajmëruar se nëse kjo situatë në Kosovë vazhdon, vendi mund të kalojë edhe këtë precedent historik negativ.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …