Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK mbështet çdo përafrim të Kosovës me SHBA-të, përfshirë rolin e Osmanit në Bordin e Paqes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka komentuar prezencën e presidentes Vjosa Osmani në Bordin e Paqes, ku ajo merr pjesë së bashku me presidentin amerikan Donald Trump, duke e vlerësuar këtë si një hap pozitiv në drejtim të forcimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Behrami ka theksuar se PDK-ja mbështet këdo që vepron në funksion të afrimit të Kosovës me SHBA-të, pavarësisht përkatësisë politike, duke e parë këtë rol në kuadër të përfaqësimit të interesave shtetërore të Kosovës. “Ne e shohim këtë në rolin e përfaqësimit të shtetit dhe interesave të Kosovës, dhe këdo e kudo që e shohim me përafrim me SHBA-të, e ka dhe do ta ketë mbështetjen e PDK-së”, ka deklaruar Behrami. Ai ka shtuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve kanë qenë të përkeqësuara dhe delikate gjatë pesë viteve të fundit, duke nënvizuar nevojën për një rishikim serioz të kësaj dinamike.“Në 5 vitet e fundit marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të kanë qenë shumë të përkeqësuara e delikate, dhe mendoj se ka ardhur koha e një rishikimi të këtyre marrëdhënieve që të kemi një dinamikë më të madhe”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale jep leksion për drejtësi… nxënësit kërkojnë ‘Free Hashim Thaçi’”

Gjykata Speciale në Hagë duket se kanë gjetur audiencën më të papritur për edukimin juridik: …