Antonio Guterres

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka emëruar z. A. Guterres, për një mandat të dytë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka emëruar të premten, zotriun  Antonio Guterres për një mandat të dytë  në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, duke ia mundësuar atij që për pesë vjetët e ardhshëm të drejtojë organizatën me 193 anëtarë të vendeve të botës. Më herët gjatë këtij muaji, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë mbështetur kandidaturën e Guterresit për një mandat të dytë.  Sipas Kartës së OKB-së, Asambleja e Përgjithshme emëron Sekretarin e Përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit. Mandati i ri i diplomatit portugez 72-vjeçar, do të nisë më 1 janar të vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …