Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës konfirmon heqjen nga rendi i ditës të kërkesës së Kosovës për marrjen e statusit special

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka konfirmuar për mediet se në hapjen e takimit të sotëm në Paris, Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë vendosi të heqë nga rendi kërkesën e Kuvendit të Kosovës për marrjen e statusit special. “Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci të APKE-së vendosi të heqë nga rendi i ditës pikën 5: “Kërkesa për status të mysafirit special nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në përgjigje. Më herët, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, që është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës pranë Këshillit të Europës, ka thënë se sot në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci me kërkesë të  kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kërkesës së Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në KiE. Ariana Musli-Shoshi tha për Gazetën Express se kërkesa e Kosovës mund të hyjë sërish në rend ditë në prill. Statusi i mysafirit special mund t’i jepet shteteve europiane që s’janë anëtare të organizatës dhe kërkesa e shtetit për t’u bërë mysafir special i drejtohet Kryetarit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetari i parlamentit përkatës, në këtë rast të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …