ASB ndihmon QKMF në Malishevë me mjete mbrojtëse

Organizata gjermane ASB ka sjellë një donacion me mjetet mbrojtëse për personelin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes për këtë qendër mjekësore, për tu mbrojtur gjatë punës së përditshme në përballje me virusin korona. Këtë donacion, zyrtarët e ASB në Kosovë, ja kanë dorëzuar kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes së cilit donacioni i dërgohet QKMF-së në Malishevë. Kryetari Begaj, i ka falënderuar zyrtarët e ASB-së në Kosovë, të cilët nga fondet vetanake, i kanë sjellë këto ndihma për Malishevën, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Mjetet që kanë sjellë ASB për Malishevën, janë: 7500 dorashka higjienike, 1000 copë maska mbrojtëse dhe 200 shishe nga 500ml dezinfektues likuid.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …