Asfaltohen 500 metra rrugë në Bubël të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në territorin e Komunës së Malishevës, të premtën janë asfaltuar rreth 500 metra rrugë në fshatin Bubël. Asfaltimin e rrugës e ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me disa nga banorët, të cilët i ka uruar për rrugën.

“Ne po vazhdojmë me rregullimin e infrastrukturës në përgjithësi në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës, e në veçanti të infrastrukturës rrugore. Rrugët kryesore, në të gjitha fshatrat tashmë janë të përfunduara dhe tani jemi duke rregulluar rrugët nëpër lagje, sikurse jemi duke ndërtuar rrugën sot në Bubël. Ju banorët e gëzofshi këtë rrugë, sikur edhe rrugët dhe investimet tjera, e ne do të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e Malishevës”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë bisedës me banorë.

Rruga e gjatë 500 metra, fillon nga njëra lagje dhe vazhdon deri tek varrezat e fshatit, rrugë e cila ka qenë kërkesë e banorëve të Bublit. Rregullimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …