Kryetari Begaj: Hapësira e oborrit të komunës, do të jetë në shërbim të mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të premtën ka marrë vendim për lirimin e hapësirës së oborrit të komunës, në shërbim të mërgimtarëve, dhe gjithashtu ka lëshuar urdhëresë për të gjithë shërbyesit civil, që të mos i parkojnë veturat në këtë hapësirë.

Në kuadër të masave për pritjen e mërgimtarëve dhe krijimin e lehtësirave dhe ofrimin e shërbimeve më efikase, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjithashtu, bazuar në nevojat e mërgimtarëve, ka deklaruar se do ta zgjasë orarin e punës për shërbimet e caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …