Brickos

Asfaltohen rrugët në lagjen Mirdita në Malishevë

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, e në veçanti në qytetin e Malishevës, të dielën ka filluar asfaltimi i rrugëve brenda lagjes “Mirdita”, në Malishevë. Asfaltimin e këtyre rrugëve, e kanë përcjellë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, drejtori për ekonomi, buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi dhe drejtori i arsimit Avdi Morina, të cilët edhe i kanë uruar banorët e kësaj lagje.

“Rritja e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Malishevës, është edhe qëllimi ynë kryesor në qeverisjen e komunës, prandaj edhe këto rrugë që po asfaltohen, janë në kuadër të rritjes së mirëqenies së qytetarëve, përmes rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme”, tha me këtë rast kryetari Begaj.

Edhe deputeti Hoti, i ka uruar banorët për këto rrugë, si dhe e ka inkurajuar qeverinë komunale të Malishevës, për punë dhe për realizim të projekteve, në mënyrë që të rritet mirëqenia e qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Ndërsa drejtori i urbanizmit Morina, tha se “si drejtori jemi të angazhuar maksimalisht në realizimin e projekteve të përcaktuara për këtë vit, si dhe jemi të përkushtuar që cilësia e këtyre projekteve, të jetë sipas standardeve të kërkuara, në mënyrë që rrugët dhe të gjitha projektet tjera që realizohen, të jenë afatgjate”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …