Asfaltohen rrugët “Osman Krasniqi” dhe “Sylë Palushi” në qytetin e Klinës

Banorët e rrugëve “ Osman Krasniqi” në lagjen Dukagjini dhe asaj “ Sylë Palushi” në Klinë janë bërë me rrugë të asfaltuar.

Këto projekt janë realizuar në kuadër të projekteve kapitale që janë planifikuar të realizohen nga komuna e Klinës, projekte këto të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Në të kaluarën, këto rrugë kanë paraqitur problem për kalimtarët për shkak të baltës së madhe.

Asfaltimin e këtyre rrugëve e kanë mirëpritur sidomos banorët e shtëpive të cilët jetojnë pranë këtyre rrugëve. Në momentin e asfaltimit të rrugëve, i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili u shpreh se asfaltimi i rrugës “Osman Krasniqi” dhe “Sylë Palushi” shënon një jetë ndryshe për të gjithë qytetarët që jetojnë në ketë pjesë. “Tashmë banorët do të kenë një komunikim shume me të mirë me rrugët tjera të qytetit”, ka thënë me ketë rast kryetari Bashota.

Në komunën e Klinës janë në vazhdim e sipër punimet në realizimin e projekteve të shumta në fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …